Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Email:
Mob:
+383 44
Web:
PhD. Cand. Anylë Shala
Prodekan për Mësim, Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë
PhD. Cand. Anylë Shala aktualisht është Prodekane për Mësim, Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë, në kuadër të Fakultetit të Arteve të Aplikuara, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Si lektore e Gjuhës Angleze, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ajo filloi punën në vitin 2018. Në vitin 2015, filloi punën si asistente në Kolegjin AAB në Ferizaj, ku vazhdoi deri në vitin 2019.
Anyla, nga viti 2022 deri në vitin 2024, ishte Koordinatore për Sigurimin e Cilësisë në kuadër të Fakultetit të Arteve të Aplikuara, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Studimet bachelor ajo përfundoi në Kolegjin AAB, ndërsa studimet master, me temën “Vdekja e Gruas së Bukur në Veprat e Edgar Allan Poe.” i përfundoi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Filologjik, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze. Aktualisht, ajo është duke ndjekur studimet e doktoratës në letërsi, në po të njëjtën fakultet, në Universitetin e Prishtinës.
PhD. Cand. Anylë Shala flet gjuhen angleze.
This post is also available in: English