Afrim Loku

Mësimdhënës
Adresa:

St. Rexhep Bislimi, p.n. 70000 Ferizaj, Republic of Kosovo.

Prof. Asoc. Dr. Afrim Loku

Mësimdhënës

Prof. Asoc. Dr. Afrim Loku është mësimdhënës në Fakultetin e Menaxhmentit, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Nga viti 2015 deri në vitin 2020, Loku, ishte Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Midis viteve 2013 dhe 2016, ishte anëtar i Bordit Drejtues të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) dhe kryesues i Komitetit të Auditimit, në këtë Korporatë.

Në periudhën 2006-2012, Loku, ishte mësimdhënës në disa kolegje, në Universitetin e Prishtinës (UP) dhe në Universitetin e Prizrenit (UPZ).

Në vitet 2010-2012, ka shërbyer si Koordinator për Planifikim dhe Organizim në Bankën Ekonomike, duke fituar përvojë të çmuar në sektorin bankar dhe politikat financiare.Në vitin 2012, u zgjodh ligjërues në Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj, pjesë e Universitetit të Prishtinës, ku fitoi titullin akademik Profesor Asistent. Në vitin 2013, u emërua Prodekan për mësim në të njëjtin fakultet dhe më vonë, në nëntor 2014, u zgjodh Dekan. Gjatë viteve 2005-2010, ka punuar si specialist i kontabilitetit në Departamentin e Logjistikës në Kampin Bondsteel. Nga viti 2000 deri në 2001, ka punuar si asistent financiar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), dhe më pas, nga viti 2001 deri në 2004, ka shërbyer si Drejtor Operativ në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Studimet themelore, Loku, i përfundoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në vitin 2004 përfundoi studimet pasuniversitare, duke fituar titullin Magjistër i Shkencave Ekonomike. Doktoraturën e përfundoi në Universitetin Shtetëror “Kiril dhe Metodij” të Shkupit, ku ka fituar titullin Doktor i Shkencave në Menaxhment.

Loku, duke qenë pjesë e panelit konsultativ të ekspertëve për vendosjen e një sistemi universal të sigurimeve shëndetësore në Kosovë, dha një kontribut të rëndësishëm në procesin e hartimit të Ligjit për Shëndetësi dhe atë për Sigurime Shëndetësore.

Ai mori pjesë në trajnime dhe konferenca vendore dhe ndërkombëtare, si dhe ka publikuar artikuj shkencorë në revista ndërkombëtare me impakt faktor.

Prof. Asoc. Dr. Afrim Loku flet anglisht, serbokroatisht dhe maqedonisht.

This post is also available in: English