Aktivitetet e grupit punues të UShAF në implementimin e projektit të fituar nga Granti për Mbështetjen e Universitetit 2023/2024, Grant i ndarë nga Ambasada e SHBA në Kosovë përmes Kosovo Unitet States Alumni – KUSA, janë duke u zhvilluar brenda afateve kohore të parapara me planin e implementimit, ky është konstatimi i menaxherit te projektit Prof. Asoc. Dr. Ismail Mehmeti, i cili ne takimin e mbajtur me anëtarët e grupit Prof. Asoc. Dr. Rrahim Sejdiu, Prof. Asoc. Dr. Arben Terstena, Prof. Asoc. Dr. Bislim Lekiqi, Jur. Dipl. Armend Hysaj dhe zyrtari Xhemajl Uksmajli, kanë diskutuar për ecurinë e implementimit te aktiviteteve, menaxheri i projektit i ka njoftuar te pranishmit me finalizimin e procedurave për funksionalizimin e softuerit “Plagiarism Check” si një ndër aktivitetet në projekt, pastaj me vendosjen e kontakteve me furnitorët për pajisje harduerike dhe softuerike, vendosje te kontakteve me ekspert ndërkombëtar ndërlidhur me fushat që janë të parapara për tu mbuluar me aktivitete në kuadër të projekti.

mbëtar ndërlidhur me fushat që janë të parapara për tu mbuluar me aktivitete në kuadër të projekti. Te gjithë te pranishmit kanë dhënë mendimet e tyre për ecurinë e projektit, konkludim i përgjithshëm është se projekti është duke u zhvilluar sipas dinamikes se parapare ne plan-program te implementimit.

Grupi Punues i projekti i shpreh falënderim Ambasadës se SHBA-ve dhe përfaqësueseve të KUSA – për mbështetje në ngritjen e cilësisë se aktiviteteve akademike në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

“Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.”