Grupi punues për zbatimin e aktiviteteve në projektin e fituar nga Granti i ndarë nga Ambasada e SHBA në Kosovë përmes Kosovo Unitet States Alumni – KUSA, ka zhvilluar takim pune, menaxheri i projektit Ismail Mehmeti i ka informuar anëtarët e grupit punues  dhe kanë diskutuar rreth aktiviteteve të kryera në projekt dhe ato që parashihen të realizohen në periudhën në vazhdim,

Në takim u konstatua se janë arritur objektivat e parapara në tre mujorin e parë të zbatimit të projektit, menaxheri i projektit ka konstatuar se ka filluar implementimi i “PlagiarismCheck” në nivel të UShAF, është realizuar furnizimi me pajisje hardverike dhe është funksionalizu fokus grupi për hulumtime. Të gjithë të pranishmit kanë diskutuar për aktivitetet e parapara në projekt për periudhën e ardhshme, me fokus qasja ne Web of Science, kontakti me ekspertin/en ndërkombëtar ligjor, ekspertin/en për organizim të trajnimit ndërlidhur me hulumtime (edhe Intelegjenca Artificiale) dhe takimin me komunitetin e biznesit për të diskutuar realizimin e Marveshjes për bashkepunim edhe nga sfera e hulumtimit. Konkludim i takimit është se projekti është duke u zhvilluar sipas dinamikes së paraparë në projekt.

 

Anëtarët e GP në emër të UShAF i shprehin falënderim Ambasadës se SHBA-ve dhe përfaqësueseve të KUSA – për mbështetje në ngritjen e cilësisë se aktiviteteve akademike në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

 

“Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.”