Pajtim Qeriqi, student në fakultetin e Turizmit dhe Ambientit, njëherit edhe menaxher i hotelierisë, së bashku me kuzhinierët Faton Maloku dhe Ermedin Daci, fituan vendin e tretë në garën e kuzhinierëve të Kosovës, organizuar nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari përgëzoi studentin Qeriqi për suksesin dhe tha se arritje të tilla motivojnë Universitetin që të punojë edhe më shumë me studentë dhe t’i përkrahë ata në çdo aktivitet ku ata dëshirojnë të tregojnë aftësitë e tyre profesionale.
Ndërsa, studenti Qeriqi falënderoi Rektorin Bajraktari, si dhe stafin e UShAF për mbështetjen dhe gatishmërinë për t’i përkrahur studentët edhe në aktivitetet jashtë Universitetit.
Në këtë garë morën pjesë 50 garues nga i gjithë vendi, të cilët u vlerësuan nga profesionistë vendorë e ndërkombëtarë.