Fisnik Halili është student në vitin e dytë në Dizajn Grafik dhe Multimedia pranë Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF).
Fisniku ka një vit që është pjesë e pandashme e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”. Ai është dizajner grafik , kamerman dhe montanzher i materialeve që dalin për këtë Shoqatë. Gjatë këtij rrugëtimi një vjeçar, ai ka vizituar familje të shumta me vuajtje të ndryshme dhe përmes punës së tij profesionale, me kamerën e tij vazhdimisht na ka sjell emocione dhe na ka bërë që të ndërgjegjësohemi e të ndihmojmë njerëzit në nevojë. Sa momente hidhërimi, po aq edhe gëzimi ai me kamerën e tij ka sjellë tek ne. Kemi qarë nga dhimbja, por edhe kemi derdhur lot gëzimi duke pa që janë shpëtuar shumë familje, fëmijë e njerëz nevojtarë. Fisniku thot se puna që e bënë në këtë Shoqatë e bënë që të jetë falënderues ndaj Zotit dhe thot se vuajtjet e shumta të popullit tonë duhet të mos ndalemi dhe t’i shndërrojmë në momente gëzimi e hareje.