Bashkëpunimi i Universitetit me bizense kosovare, rezulton edhe me punësim të vazhdueshëm të studentëve tanë, jo vetëm të të diplomuarëve.
Sot, me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit, Donit Avdyli, student në vitin e dytë nga Fakulteti i Arteve të Aplikuara, Programi Dizajni Grafik dhe Multimedia, filloi punën në kompaninë PointPrint.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, u shpreh i lumtur që rezultati i punës së Universitetit po vlerësohet nga bizneset, aq më shumë kur kemi të bëjmë me studentë ende të padiplomur.
Ndërsa, studenti Donit Avdyli falënderoi Rektorin Bajraktari për mundësitë e vazhdueshme që po ua krijon studentëve të UShAF dhe stafin akademik që falë njohurive që ka përfituar nga ata, sot po e realizon ëndrrën e tij, duke punuar në një kompani të njohur për dizajne dhe reklama.