Studentët e Dizajnit Grafik dhe Multimedias, pasuruan hapësirat e Universitetit me shumë ngjyra arti. Terminali vetëshërbyes u plotësua edhe artistikisht, ndërsa hapësirat e korridorit tashmë janë tjetërsuar dhe janë bërë më të këndshme për të gjithë.

Universiteti falënderon studentët për këtë kontribut artistik: Hana Haziri, Valmira Sylejmani, Altin Ibishi dhe Lorita Avdiu.

Ndërsa, studentët falënderuan profesorët e tyre dhe Rektorin, Prof. Dr. Agron Bajraktari për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të qenë gjithmonë në mbështjetje të iniciativave të tyre, duke u mundësuar atyre shprehjen e lirë artistike.

Foto: Dren Osmani.