Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë dhe Informatikës, të shoqëruar nga profesori Bashkim Mustafa, kanë realizuar një vizitë shumë emocionuese tek Shtëpia e të Moshuarve ‘’Jetimat e Ballkanit’’, në Suharekë.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, studentët u ndihmuan të moshuarëve në mënyra të ndryshme, biseduan me ta dhe përjetuan ngrohtësi e emocione të shumta nga ana e tyre. Gjithashtu, studentët ofruan disa ushqime të përgatitura nga vet ata për të moshuarit.

Profesori Mustafa tha se është për t’u vlerësuar iniciativa e studentëve për vizita të tilla që e ngrisin vetëdijen, respektin dhe përgjegjësinë sociale ndaj të moshuarve.