Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), të Fakultetit të Menaxhimit dhe të Fakultetit të Inxhinierisë dhe Informatikës, konkretisht në lëndët Menaxhimi i  Operacioneve, Dizajni i produkteve dhe proceseve, kanë realizuar vizitë studimore në Fabrikën e Tubave në Ferizaj.

Studentët u njoftuan për së afërmi me procesin e operacioneve, nga ku udhëheqësi i repartit Musli Cakolli i njoftoj studentët për lëndën e parë, procesin e prodhimit, dizajnimin e deri te produkti final.

Prof. Asoc. Dr. Aziz Rexhepi falenderoi menagjmentin e Fabrikës së Tubave në Ferizaj për mikëpritjen dhe bashkëpunimin që po tregojnë për studentët tanë në realizimin e objektivave studimore.

Gjithashtu, edhe studentët e Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit, të programit “Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm”, kanë vizituar Qendrën Digjitale të Informacionit Turistik në Komunën e Ferizajt, ku aty i priti Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, Balton Dergut, i cili më për së afërmi i njoftoj studentët per këtë qendër dhe për informacionet që mund të gjejnë qytetarët e Kosovës.