Artin Bucaliu, student i nivelit master programinMenaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit Universitetin e Shkencave Aplikuara Ferizaj (UShAF), ka arritur dy suksese mëdha sportin universitar, duke dëshmuar nivel lartë sportiv dhe akademik. 

Fillimisht, Artini u shpall kampion i Ligës Universitare të Tenisit në Kosovë për vitin 2025, pas një finale dinamike dhe garë të fortë me finalistët e këtij edicioni. Si rezultat i kësaj fitoreje, ai fitoi të drejtën për të përfaqësuar Kosovën në turneun mbarëkombëtar Shqipëri–Kosovë, i cili u mbajt në qytetin e Durrësit. 

Në këtë turne, Artini shkëlqeu edhe një herë, duke triumfuar në finale me rezultat të pastër dhe duke sjellë një tjetër trofe në Kosovë. Ky sukses jo vetëm që e pozicionon atë ndër sportistët më të dalluar universitarë, por edhe e bën krenar universitetin tonë për mbështetjen e talenteve të reja. 

Së fundmi, Artini u prit edhe nga Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i cili shprehu mirënjohjen dhe krenarinë për angazhimin dhe sukseset e studentëve të universitetit në të gjitha fushat e jetës akademike, profesionale dhe sportive, duke e cilësuar këtë si dëshmi të fuqishme të cilësisë dhe frymës që kultivohet në UShAF. 

Me këtë rast, Artini falënderoi Rektorin për mbështetjen e vazhdueshme që ka marrë gjatë gjithë periudhës së studimeve, duke theksuar rëndësinë që ka pasur për të një mjedis akademik që inkurajon zhvillimin e gjithanshëm të studentëve.