Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në bashkëpunim me bizneset bashkëpunuese, po kujdeset që studentët të pajisen me njohuri edhe përmes ligjëratave online.
Në saje të këtij bashkëpunimi, Arianit Kastrati nga Kompania “OXA Group”, në kuadër të projektit “Internship”, përmes platformës Teams, ka mbajtur sot një ligjëratë për studentët e vitit të dytë të programit “Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri” pjesë e Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit.
Studentët gjatë kësaj ligjërate u pajisën me njohuri të përgjithshme lidhur me zhvillimin e produkteve inovative, raste praktike studimore, njohuri rreth linjave teknologjike për prodhimin dhe plasimin e mobiljeve në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar.
Arianit Kastrati në bashkëpunim me profesorët Bashkim Musliu dhe Bujar Jashari, realizuan diskutim të mirë me studentët, duke dhënë shembuj të mirë praktik të realizuar nga Kompania “OXA Group” në shumë vende të botës, si: Zvicër, Gjermani, Spanjë, Angli dhe Australi.
This post is also available in: English