Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), përkatësisht nga Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, si dhe Fakulteti i Menaxhmentit, realizuan një vizitë praktike në Panairin e Mobilieve “ALBEXPO 2026”, i mbajtur në Tiranë.
Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me zhvillimet më të fundit në fushën e teknologjisë së përpunimit të drurit, projektimit bashkëkohor dhe praktikave moderne të menaxhimit në industrinë e mobilieve. Vizita shërbeu si një mundësi e rëndësishme për lidhjen e njohurive teorike me praktikat reale të tregut dhe industrisë.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të stafit akademik, përfshirë mësimdhënësit: Kushtrim Cukaj, Muhamet Ymeri, Arben Terstena, Gazmend Deda dhe Ramadan Topuzi. Po ashtu, pjesë e vizitës ishin edhe dekanët Ismail Mehmeti dhe Bujar Jashari, të cilët shoqëruan studentët gjatë këtij aktiviteti.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, përgëzon studentët dhe stafin për angazhimin dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet, duke vlerësuar rëndësinë e përvojave praktike në përgatitjen profesionale të tyre.






