Studentët e Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit, të udhëhequr nga Dekani Prof. As. Dr. Petrit Hasani dhe profesorët e këtij fakulteti, morën pjesë në hapjen e edicionit të dytë të Panairit Ndërkombëtarë të Turizmit Kosova 2023.

Studentët patën rastin që të njiheshin me zhvillimin e tregut të këtij sektori, duke përfshirë destinacione turistike, produktet dhe shërbimet që kompanitë pjesëmarrëse të Panairit i ofruan.
Njëkohësisht, Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit shfrytëzoj rastin në takime të vecanta të diskutojë me përfaqësues të institucioneve dhe bizneseve prezente për të zgjeruar bashkëpunimin në të mirë të studentëve.