Studentët e Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit, të nivelit bachelor dhe master, patën rastin të vizitojnë edicionin e dytë të këtij panairi. Në panair ishin të pranishëm biznese nga industria e turizmit dhe hotelierisë, gjithashtu studentëve iu mundësua që të informohen drejtpërdrejtë nga biznese të cilat ushtrojnë këtë veprimtari.

Në panair pati edhe diskutime, ndërto: zhvillimi i turizmit në Shqipëri, sektori privat, adaptimi me standardet e turizmit të qëndrueshëm, procesi i çertifikimit, arsimi dhe roli i akademisë në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, të cilat u zhvilluan nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

 

Dekani i Fakultetit të Trurizmit dhe Ambientit Prof. Asoc. Dr. Petrit Hasanaj ishte shumë i kënaqur me këtë vizitë të mundësuar që të njihen studentët më për së afërmi me këso lloj aktivitetesh.

 

Studentët gjatë ditës vizituan edhe disa nga atraksionet turistike të qytetit të Tiranës.