Sot u realizua Vizita Studimore në atraksionet turistike të komunës së Ferizajt, ku morën pjesë studentët e nivelit Bachelor dhe Master të fakultetit të Turizmit dhe Ambientit, profesorët dhe Dekani z. Petrit Hasanaj, në bashkëpunim edhe me drejtorin për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm z. Balton Dërguti.
Vizita filloi me Qendrën Informative të Turizmit ku studentët dhe të pranishmit patën rastin të shohin nga afër këtë inovacion teknologjik të vetmin në Kosovë. Kjo Qendër Informative përfshinë të gjitha informacionet e vendeve që duhen të vizitohen nga turistët.
Më pas u vizitua muzeu dhe teatrit ku u shpalos kultura e këtij rajoni dhe veçantitë, duke mësuar më shumë rreth traditave, historisë dhe trashëgimisë kulturore.
Me këtë rast, studentët patën rastin të vizitojnë edhe fenomenin e Bifurkacionit dhe fshatin Jezerc duke përfshirë Pika e UÇK, Ujëvara e Jezercit, Mulliri i Nikës, etj.
Studentët u shprehën shumë të kënaqur me vizitën.