Studentët e nivelit master nga Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikës realizuan një vizitë studimore në fabrikën “Everest” , nëTiranë. Studentët ishin të shoqëruar nga profesorët Labinot Topilla dhe Bashkim Mustafa dhe u mirëpritën nga pronari i fabrikës Everest, zoti Albert Valteri, dhe Profesori Ermil Sita.
Në kuadër të kësaj vizite, studentët u njohën nga afër me mënyrën e riciklimit të Aluminit, procesin teknologjik të prodhimit të Aluminit dhe plastikës, si dhe me përpunimin e produkteve të Aluminit.
Fabrika Everest është një nga prodhuesit më të mëdhenj të Aluminit në Ballkan dhe njëkohësisht, rreth 96% e produkteve të saj eksportohen në Evropë dhe SHBA.
Profesorët shprehë falënderim për mikpritjen nga kompania Everest dhe gjithashtu falënderuan UShAF-in për mundësinë e kësaj vizite studimore.