U realizua një vizitë studimore dyditore me studentët e Fakultetit të Arteve të Aplikuara të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) në Selanik, Greqi. Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë të vizitojnë disa ekspozita dhe muze të rëndësishëm, përfshirë MOMus – Muzeun e Fotografisë, Muzeun e Artit Eksperimental, si dhe hapësira të dedikuara për artin digjital dhe multimedian.
Në këtë vizitë studimore, përveç studentëve dhe stafit akademik, morën pjesë edhe rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, si dhe disa anëtarë të menaxhmentit të universitetit, duke dëshmuar mbështetjen institucionale për aktivitete akademike dhe kulturore të këtij lloji.
Përveç aspektit studimor, studentët përjetuan edhe momente të mira sociale së bashku me kolegët dhe stafin akademik, duke e bërë këtë vizitë një përvojë të veçantë dhe motivuese.





