Studentët e Fakultetit të Arteve të Aplikuara eksplorojnë artin digjital dhe praktikën profesionale të dizajnit gjatë vizitës studimore në Prishtinë

Studentët e vitit të dytë dhe të tretë të programit të studimit Dizajn Grafik dhe Multimedia, në Fakultetin e Arteve të Aplikuara, zhvilluan një vizitë studimore në Prishtinë.

Në kuadër të kësaj vizite, studentët vizituan ekspozitën digjitale “Van Gogh” në Deep Space Prishtina, si dhe Bienalen e Vizatimit, të organizuar nga AAVK-ja.

Vizita studimore vazhdoi në kompaninë e dizajnit Rifati Studio, ku studentët u pritën nga pronari i saj, Avni Rifati, i cili i njohu me veprimtarinë e kompanisë, proceset e punës dhe rolin e dizajnit grafik në zhvillimin e bizneseve, përfshirë edhe sektorin e transportit ndërkombëtar.

Vizita u realizua nën udhëheqjen e dekanes, Lebibe Topalli, dhe profesorit bashkëpunëtor, Senad Xhexhovi.