Lidhja e qytetit të ri me atë të vjetër në Nyon të Zvicrës vjen edhe me propozimin nga studentët e nivelit Master të Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit.

Studentët Anita Sejdiu, Fisar Mustafa dhe Kenan Hyseni të cilët njëkohësisht zhvilluan projektin edhe në lëndën “Ngjyrat,Ndriçimi dhe Akustika”, të udhëhequr nga Prof. Dr. Agron Bajraktari, Prof.Muhamet Ymeri dhe Prof. Faton Spahiu sjellin zgjidhjen e tyre duke bërë projektimin e ndërtesës dhe dizajnin e interierit, e cila përveq funksionit afaristo-banesor është edhe urëlidhse përmes rrugëve-tuneleve, të cilat kalojnë përgjatë ndërtesës ku njëkohësisht bëjnë edhe lidhjen e dy pjesëve të qytetit së bashku.

This post is also available in: English