Njoftohen kandidatët e pranuar në nivelin Bachelor dhe Master në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2025/2026, se regjistrimi bëhet në mënyrë automatike dhe nuk kanë nevojë të paraqiten në Administratën e Universitetit.

Kandidatët e pakënaqur me rezultatin, mund të parashtrojnë ankesë me datën 14.07.2025  nga ora 08.00 deri 13.00, në mënyrë fizike, duke e dorëzuar atë në Zyrën e Administratës Qendrore. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.

Kandidatët e ranguar si të papranuar në fillim të listave, të hijëzuar  me ngjyrë të verdhë, janë në listën rezervë dhe të njëjtit do të pranohen nëse edhe në afatin e dytë të konkursit për pranim të studentëve nuk plotësohet numri i vendeve të rezervuara për kandidatët nga komuniteti jo shumicë në Kosovë dhe vendeve të rezervuara për kandidatet nga viset shqiptare jashtë Kosovës.

Rrezultatet preliminare baçelor- 2025/2026