Njoftohen kandidatët e pranuar në nivelin master në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në afatin e dytë të konkursit për vitin akademik 2024/2025 se regjistrimin duhet t’a bëjnë me datën 18.10.2024 (E Premte) dhe 19.10.2024 ( E shtunë) duke filluar nga ora 09:00 deri 16:00.
Kandidatët e pranuar me rastin e regjistrimit duhet të paraqesin:
- Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit
- Dy fotografi (formati 4.5x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
Kandidatët të cilët nuk arrijnë të bëjnë regjistrimin sipas afatit të lartëshënuar, regjistrimin mund t’a bëjnë me datën 21.10.2024 nga ora 09:00 deri 16:00. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk mund të regjistrohen dhe i humbet e drejta e studimeve.
Rrezultatet përfundimtare Master- 2024/2025