Njoftohen kandidatët e pranuar në nivelin bachelor dhe master në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në afatin e parë të konkursit  për  vitin akademik 2023/2024 se regjistrimin duhet t’a bëjnë me datën 22.07.2023 (E shtunë) dhe 24.07.2023 ( E hënë) duke filluar nga ora 09:00 deri 16:00.Kandidatët e pranuar me rastin e regjistrimit duhet të paraqesin:

  1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit
  2. Dy fotografi (formati 4.5x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.

Kandidatët të cilët nuk arrijnë të bëjnë regjistrimin sipas afatit të lartëshënuar, regjistrimin mund t’a bëjnë me datën 26.07.2023 nga ora 09:00 deri 16:00. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk mund të regjistrohen dhe i humbet e drejta e studimeve.

Rrezultatet përfundimtare baçelor- 2023/2024

 

Rrezultatet përfundimtare master- 2023/2024