Rezultatet përfundimtare

Rezultatet përfundimtare të kandidatëve që kanë aplikuar në afatin në afatin plotësues të konkursit për vitin akademik 2017/18
N J O F T I M
Njoftohen kandidatët e pranuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në afatin plotësues të konkursit për vitin akademik 2017/2018 se regjistrimin duhet t’a bëjnë me datën 22.09.2017 duke filluar nga ora 09.00 deri 16.00.
Kandidatët e pranuar me rastin e regjistrimit duhet të paraqesin:
a) Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit
b) Dy fotografi (formati 4.5x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
c) Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, vitin e parë e kanë falas.
d) Pagesa për semestër për studentët që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime të rregullta.
Kandidatët të cilët nuk arrijnë të bëjnë regjistrimin sipas afatit të lartëshënuar, regjistrimin mun t’a bëjnë me datën 25.09.2017. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk mund të regjistrohen dhe i humbet e drejta e studimeve.
Kanditatët e pakënaqur me rezultatin, mund të parashtrojnë ankesë me datën 19.09.2017 dhe 20.09.2017 nga ora 09.00 deri 16.00 në Zyrën e Administratës Qendrore.
Ferizaj,18.09.2017
Nga Administrata Qendrore