Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, realizoi vizitë zyrtare në Universitetin Marmara në Stamboll të Turqisë, me ç’rast u prit nga udhëheqësia e Universitetit Marmara, Hasan Korkut, Murat Arısal dhe Nuri Tınaz.

Gjatë vizitës u diskutua për mundësitë e zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit akademik mes dy institucioneve, si dhe për shkëmbimin e përvojave në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Rektori Bajraktari shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe profesionalizmin e treguar nga nikoqirët, duke vlerësuar lart përkushtimin e Universitetit Marmara ndaj përsosmërisë akademike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Menaxhmenti i Universitetit Marmara, duke iu falënderuar Rektorit për vizitën, shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në të ardhmen.

Në përfundim të vizitës, të dy palët shprehën angazhimin për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve institucionale, si dhe për realizimin e projekteve konkrete të përbashkëta në të ardhmen.