Nëntori i ditëve të shenjta për shqiptarët, ruan në vete përjetësinë e ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së Komandantit Adem Jashari dhe daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Si çdo 28 Nëntor, kujtojmë burrat e kombit, që ranë nëpër luftëra për ta mbrojtur Atdheun dhe të gjithë ata patriotë e intelektualë që punuan pa ndalë për lirinë dhe mirëqenien e shqiptarëve. Ata i dhanë lavdi shekujve dhe liri vendit.
Lavdi atyre që ranë!
Urime!
Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor