Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, uron popullin dhe institucionet amerikane, duke vlerësuar thellësisht rolin dhe ndikimin e SHBA-ve në rrugëtimin demokratik dhe zhvillimor të Kosovës.
Në këtë ditë të shënuar për popullin amerikan, Rektori Bajraktari shprehu mirënjohjen më të thellë për miqësinë, ndihmën dhe mbështetjen që i është dhënë Kosovës ndër vite.
Ai vlerësoi gjithashtu kontributin që ShBA-të kanë pasur në konsolidimin e sistemit arsimor dhe në përkrahjen e iniciativave të bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë fushë.
Me këtë rast, Rektori Bajraktari mori pjesë në ceremoninë zyrtare të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, me rastin e shënimit të përvjetorit të Pavarësisë së ShBA-ve.