Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari priti sot në takim strukturën e re të Parlamentit Studentor të UShAF, të prirë nga kryetarja e tyre Leona Jahiri.
Rektori Bajraktari iu uroi mirëseardhje parlamentit të ri studentor dhe diskutoi me ta rreth punës dhe bashkëpunimit që ka Universiteti me studentë, aktivitetet të cilat do të organizohen bashkarisht në të ardhmen, si dhe premtoi se do të jetë gjithmonë i gatshëm të bashkëpunojë për realizimin e synimeve të tyre.
Ndërsa, kryetarja Jahiri falënderoi rektorin Bajraktari për mbështetjen e vazhdueshme ndaj tyre. Poashtu, ajo premtoi se Parlamenti do të bashkëpunojë me strukturat udhëheqëse të Universitetit për çdo gjë që është në të mirën e studentëve.
Të pranishëm në takim ishin: Verona Sojeva – nënkryetare e Parlamentit Studentor, Samir Selmani – përfaqësues në Senat dhe Florent Bajrami – përfaqësues në Komisionin për Sigurimin e Cilësisë.
This post is also available in: English