Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, priti në takim Kryeshefin Ekzekutiv të KEDS-it, z. Alpin Dogan, dhe ekipin e tij, ku u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Gjatë takimit, Rektori Bajraktari dhe z. Dogan ranë dakord për nënshkrimin e një Marrëveshjeje Bashkëpunimi, e cila do të krijojë mundësi për zhvillimin profesional dhe avancimin e studentëve në fushën e energjisë dhe teknologjisë.
Një nga temat kryesore të diskutimit ishte mundësia që Qendra e Trajnimit e KEDS-it të ofrojë aftësim për të rinjtë e Kosovës, veçanërisht studentët, duke i pajisur me shkathtësi konkurruese që do t’i ndihmojnë në integrimin e tyre më të lehtë në tregun e punës.
Gjithashtu, u diskutuan nevojat specifike të trajnimit të KEDS-it dhe mënyrat se si këto trajnime mund të kontribuojnë në zhvillimin e sistemit të arsimit profesional në Kosovë.
Ky bashkëpunim synon të sjellë përfitime të ndërsjella duke krijuar programe të përbashkëta, shkëmbim të njohurive dhe qasje në resurset më të avancuara teknologjike për studentët dhe profesionistët e rinj. Gjithashtu, është është një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes së gjeneratave të reja me aftësi praktike dhe teknike, duke u ofruar atyre mundësi më të mëdha për punësim dhe përfshirje aktive në tregun e punës në Kosovë dhe më gjerë.
This post is also available in: English