Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, priti në takim drejtorin ekzekutiv të organizatës “Drejtësi për të gjithë”, z. Nafi Krasniqi.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth aktiviteteve, të cilat i ushtron kjo organizatë dhe format e bashkëpunimit të cilat mund t’i realizojnë së bashku, përfshirë këtu edhe projektin, i cili synon të mbështesë drejtëpërdrejtë individët e prekur nga lufta në Kosovë, apo fëmijët e tyre për të studiuar në UShAF.
Rektori Bajraktari falënderoi drejtorin e kësaj organizate për vizitën dhe theksoi se, do të angazhohet maksimalisht, që si udhëheqës i këtij insëtitucioni të arsimit të lartë, të përkrahë në çdo lloj forme kategoritë e ndjeshme të dala nga lufta e fundit në Kosovë, e sidomos të mbijetuarat e dhunës seksuale.
Organizata “Drejtësi për të gjithë” është duke realizuar takime me institucione të ndryshme arsimore në Kosovë, publike e private, me qëllim të arritjes së marrëveshjeve, të cilat do të përkrahnin këtë kategori të dalë nga lufta.