Federata Universale e Paqes, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, ka nderuar Rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari me titullin “Ambasador për Paqe”.

Rektori Bajraktari falënderoi Federatën për ndarjen e këtij titulli dhe theksoi se është nderë i madh që t’i bashkohet rrjetit global të individëve dhe organizatave që punojnë për paqen kudo në botë.
“Jam shumë i lumtur që përkushtimi dhe puna që kam bërë gjatë gjithë jetës është në përputhje të plotë me vizionin e Federatës së Paqes Universale”, tha rektori Bajraktari, ndërsa theksoi se do të vazhdojë të japë kontributin e tij për një Kosovë më të mirë dhe për një botë që jeton me parimet dhe vlerat universale.
Në objektivat kryesore të Federatës së Paqes Universale përfshihen: Reformat dhe forcimi i Kombeve të Bashkuara dhe Këshilli i saj Ekonomik e social, partneritet midis qeverive, feve dhe shoqërisë civile, një kulturë e paqes nëpërmjet edukimit, sporteve, artit, medies, bashkëpunimi ndërfetar, shmangia dhe zgjidhja e konfliktit – jetë e lumtur familjare plot dashuri.