Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), njëherit edhe Kryesues i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, Prof. Dr. Agron Bajraktari, po merr pjesë në Konferencën e 34-të Evropiane për Edukim Ndërkombëtar EAIE, e cila po mbahet në Toulouse të Francës.
Gjatë kësaj Konference katër ditore, Rektori Bajraktari po zhvillon takime me homologët e tij, për të ndarë përvojat universitare dhe për të parë mundësitë e bashkëpunimit mes UShAF dhe universiteteve të vendeve të ndryshme në shumë segmente të arsimit të lartë dhe të shkencës.
Shoqata Evropiane për Arsimin Ndërkombëtar (EAIE) organizon çdo vit një konferencë të madhe në qytete të ndryshme evropiane ku mbledhin mbi 7000 pjesëmarrës nga e gjithë bota që punojnë në fushën e arsimit të lartë.
Një aspekt shumë i rëndësishëm i kësaj konference, është vënia në kontakt e institucioneve të arsimit të lartë nga Ballkani Perëndimor me homologët e tyre në Bashkimin Evropian.
This post is also available in: English