Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, mori pjesë në ligjëratën e organizuar online nga Universiteti i Arkansas në Little Rock në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mysafir special në këtë ligjëratë ishte Gjenerali Wesley Clark, i cili ishte komandant i forcave të NATO-s, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në këtë ligjëratë nga të pranishmit u diskutuan çështje që kishin të bënin me rajonin dhe më gjerë. Rektori Bajraktari dhe Gjenerali Clark diskutuan mbi situatën e gjithëmbarshme që kishte të bënte me perspektivën ekonomike, atë të sigurisë, të zhvillimit, po edhe rreth sfidave nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë. Rektori Bajraktari falënderoi Gjeneralin Clark dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Kosovës.

Gjenerali Clark u përgjigj në shumë pyetje nga të pranishmit e gjithashtu edhe pyetjeve që kishin të bëjnë me Kosovën dhe rajonin.

Kjo ligjëratë u mundësua nga Dr. Kimberly Vu-Dinh nga Arkansas i SHBA-ve, e cila është pjesë e këtij Universiteti dhe e cila ka qëndruar disa muaj në UShAF si pjesë e projektit Fulbright Specialist.