Në ambientet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), është mbajtur një ligjëratë mbi krijimtarinë në fushën e filmit, e udhëhequr nga profesori dhe regjisori Spanjoll, Karlos Alastruey.

Gjatë kësaj ligjërate, studentët patën mundësinë të njiheshin nga afër me botën e filmit dhe dokumentarit, duke mësuar direkt nga përvoja e z. Alastruey. Gjithashtu, për ta ishte një eksperiencë e mire sepse patën mundësinë që vec tjerash, edhe të bashkëbisedojnë me regjisorin Karlos Alastraey dhe të marrin mendime nga përvoja e tij jetësore.

 

Karlos Alastruey, profesor i shkencës Fizike në Universidad Publica de Navarra|UPNA, është një regjisor distinguar nga Bilbao, aktualisht me rezidencë në Ishujt Kanarie. Në vitin 2003, pas një vizite të thellë në Bosnje-Hercegovinë, Dr. Alastruey filloi të angazhohej në artin e kinematografisë, duke sjellë në jetë vepra filmike që janë pritur me entuziazëm në më shumë se 100 festivale ndërkombëtare dhe janë nderuar me më shumë se 30 çmime prestigjioze. Punimet e tij, të cilat eksplorojnë thelbin e identitetit njerëzor dhe kompleksitetin e periudhës adoleshente, janë të njohura për përfshirjen e elementeve surreale dhe fantastike. Veçanërisht, vepra e tij “Ndonjëherë në Natë” (2016) u shpall si Filmi më i Mirë i Huaj në edicionin e vitit 2016 të Festivalit të Filmit Action On Film në Kaliforni, duke i shtuar edhe më shumë vlerësim të merituar repertorit të tij artistik.