Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), patën rastin të përfitojnë njohuri nga ligjërata që ua mbajti pronari i Kompanisë “Passable”, z. Refik Havolli, i cili u foli atyre për sfidat e të bërit biznes në Kosovë.
Me këtë rast, Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, falënderoi z. Havolli dhe të gjithë ata që deri më tani ofruan ligjërata të tilla për studentë, e të cilat sipas tij janë shumë të nevojshme për të mësuar rreth sfidave që i presin në jetë e njëkohësisht edhe motiv që të zhvillohen edhe më shumë në profesionet e tyre.
Në këtë ligjëratë përveç studentëve, i pranishëm ishte edhe profesori Afrim Loku, si dhe profesorë të tjerë të UShAF.
Kompania “Passable” është kompani private me kapital familjar, e cila është themeluar në vitin 1992.