Projekti i fituar nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) – Grant i Ambasadës Amerikane në Kosovë përmes Kosovo Unitet States Alumni – KUSA – është duke u implementuar sipas dinamikes se paraparë në planin e implementimit te këtij projekti, ky është konstatimi i Grupit Punues i cili ka mbajt takim pune (07.05.2024) për identifikimin e ecurisë se implementimit te projektit, te pranishmit në takim janë njoftuar nga menaxheri i projektit Prof. Assoc. Dr. Ismail Mehmeti se është nënshkruar marrëveshja për qasje te UShAF ne platformën Web of Science – kjo marrëveshje është realizuar me kompanin “Clarivate Analytics (UK) Ltd” – London. Krahas kësaj te arriture te pranishmit ne takim Prof. Assoc. Dr. Rrahim Sejdiu, Prof. Assoc . Dr. Arben Terstena, Prof . Assoc. Dr. Bislim Lekiqi, Armend Hysa dhe Xhemajl Uksmajli kane diskutuar për realizmin e marrëveshjeve me biznese e cila përmbanë ne vetvete pjesën për mundësi te realizimit te hulumtimeve nga stafi dhe studentet – duke pas qasje ne ambientet dhe te dhënat e këtyre bizneseve. Menaxheri i projektit ka deleguar disa detyra për implementim te stafi për periudhën ne vazhdim – me fokus diskutimi me ekspertin për trajnime dhe ekspertin ndërkombëtar nga Amerika për infrastrukturë ligjore.

Menaxheri i projekti së bashku me Grupin Punues shpreh falënderim ndaj  Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe përfaqësuesit e KUSA – për mbështetje në ngritjen e cilësisë se aktiviteteve akademike në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF).

“Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.”