Është mbajtur punëtori një ditore me studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me temën “Përmirësimi i aftësive të komunikimit dhe vetëprezantimit”.

Qëllimi i punëtorisë ishte të rrisë aftësitë komunikuese dhe prezantuese të studenëtve, të cilat do t’u shërbejnë në të ardhmen për vetprezantim sa më të mirë në evente të ndryshme, si dhe gjatë punësimit.

Temat te cilat jane shtjelluar në këtë punëtori janë:

  • Informacion mbi përmirësimin e aftësive komunikuese dhe prezantuese
  • Si të bëni prezantime efektive
  • Rregullat që duhen ndjekur për prezantime efektive
  • Informacion për të kuptuarit dhe paraqitjen e vetvetes sipas audiencës
  • Këshilla për fjalime/prezantime të mira
  • Llojet e prezantimeve
  • Si të jepen dhe interpretohen prezantimet me energji dhe qetësi
  • Mënyrat më të mira të të folurit gjatë prezantimit
  • Si të bëjnë një vlerësim të aftësive të tyre
  • Planifikimi për prezantime (8 hapa të përgatitjes së prezantimit)
  • Shmangia e gabimeve të zakonshme që bëjnë prezantuesit
  • „Elevator’s pitch“, etj.

Punëtoria është mbajtur në sallën e hotel “Rubis”, në Ferizaj dhe është financuar nga GIZ.