Në kuadër të projetktit STAND janë mbajtur katër punëtori në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në të cilat është diskutuar për autonominë e organizimit, financiare, akademike dhe atë të stafit.
Duke u bazuar në njohuritë e fituara nga punëtoritë të cilat janë mbajtur në institucione tjera vendore dhe ndërkombëtare në kuadër të projektit STAND është diskutuar për praktikat më të mira të qeverisjes së universiteteve, si dhe rreth dokumentit kornizë për matjen e autonomisë së universiteteve në Kosovë.
Qëllimi i projektit STAND është pëmirësimi i proceseve për forcimin e autonomisë së universiteteve, si dhe rritjen e llogaridhënies dhe transparencës së Universiteteve të Ballkanit Perëndimor.
STAND është projekt në kuadër të ERASMUS+, i cili koordinohet nga Kolegji IBCM ku partnerë është edhe UShAF.
This post is also available in: English