Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në kuadër të projektit STAND, u mbajt punëtori 9 dhe 10 shtator 2021 për vlerësimin e rezultateve të autonomisë së Universiteteve në Kosovë (mbledhja dhe përpunimi i të dhënave).

Gjatë kësaj Punëtorie u diskutua rreth vlerësimit të metodologjisë dhe proceseve, si dhe u diskutua për dokumentin kornizë për autonominë e Universiteteve në Kosovë.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari u uroi mirëseardhje të pranishmëve dhe i falënderoi ata për bashkëpunimin, si dhe uroi që projekti të arrijë objektivat e synuara. Ndërsa, Mihone Kerolli, Koordinatore e projektit STAND, foli për realizimin e deritanishëm të projektit dhe hapat e mëtutjeshëm të tij.

Në Punëtorinë e udhëhequr nga IBCM, ishin prezentë përfaqësuesit e Task Force për autonominë e universiteteve, e përbërë nga universitetet e Kosovës, IBCM dhe MASHTI.

Projekti STAND synon të përmirësojë proceset dhe mekanizmat e autonomisë universitare duke rritur kapacitetet menaxhuese, përgjegjshmërinë dhe transparencën e Universiteteve të Ballkanit Perëndimor.

Për më shumë informata linku në vijim:

https://www.stand-project.org/

This post is also available in: English