Sot, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Presidenti i EURASHE, Prof. Hannes Raffaseder, mbajti një takim të rëndësishëm me stafin dhe studentët e universitetit.
Prof. Raffaseder, i cili gjithashtu mban pozicionin e Presidentit të Aleancës Europiane EUDRES dhe është Rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në St. Pölten të Austrisë, ishte i shoqëruar nga Michal Karpíšek, Sekretar i Përgjithshëm i EUDRES dhe mik i madh i UShAF.
Gjatë këtij takimi, Prof. Raffaseder dhe z. Karpíšek prezantuan mundësitë që ofrojnë EURASHE, EUDRES dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara në St. Pölten, me të cilin UShAF ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi. Ata zhvilluan diskutime shumë të frytshme me menaxhmentin e UShAF, stafin akademik dhe studentët.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, shprehu falënderimet e tij të përzemërta ndaj Presidentit Raffaseder dhe Sekretarit Karpíšek për bashkëpunimin, nga i cili UShAF do të përfitojë shumë projekte të rëndësishme në të ardhmen.
Në fund të takimit, të ftuarit u shoqëruan nëpër hapësirat e universitetit për t’u njohur më mirë me ambientet, laboratorët dhe punën që kryhet këtu.
This post is also available in: English