Përfaqësues të KFOR-it Amerikan në Ferizaj, Rreshter Major Joshua Brown dhe Major Paul Girdley, mbajtën një ligjëratë para studentëve dhe stafit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ku qëllimi i kësaj ligjërate ishte motivimi i të rinjve për arritjen e qëllimeve dhe përmbushjen e objektivave në jetë.

Rreshter Major Joshua Brown, elaboroi përvojën jetësore dhe sfidat që ai kishte për të realizuar ëndrrën e tij, ndërsa major Paul Girdley tha se nuk duhet të ndalemi së ëndërruari, por duhet të identifikojmë sfidat në fillim të ditës në mënyrë që të arrijmë te qëllimi jonë.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, falënderoi KFOR-in Amerikan për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe gatishmërinë e tyre për të mbështetur zhvillimin e të rinjve tanë.