Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, priti sot në takim përfaqësuesin e Ambasadës Franceze, z. Donato Giuliani – Këshilltar për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore në Ambasadën e Francës në Kosovë dhe znj. Valbona Berisha – Koordinatore e Qendrës Universitare Frankofone.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth mënyrës së bashkëpunimit dhe vendosjen e UShAF në rrjetin e Qendrës Universitare Frankofone.

Rektori Bajrakrari falënderoi përfaqësuesit e kësaj Qendre për vizitën dhe u shpreh i gatshëm që të vazhdojë me procedurat për tu bërë pjesë e kësaj Qendre.

Ndërsa, z. Guiliani dhe znj. Berisha, u ndanë të kënaqur nga vizita në UShAF dhe ofruan ndihmë rreth procedurave për anëtarësimin e UShAF në këtë Qendër, e cila ndër tjerash ofron edhe bashkëpunim me Universitete franceze.

This post is also available in: English