Në bazë të nenit 16, të Ligjit të Punës nr.03/L-212 dhe vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), nr. 969/23, të datës 24.03.2023, Administrata Qendrore e UShAF, me datën 16.12.2024, shpallë:

KONKURS

PËR ANGAZHIMIN E STUDENTËVE DHE TË DIPLOMUARVE NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN QENDRORE TË UShAF.

  1. Titulli i vendit të punës: Praktikantë, 2 (dy) pozita në Administratën Qendrore dhe Rektoratin e UShAF
  • 1 (një) student i rregullt (absolvent që ka përfunduar ligjëratat) në studimet baçelor ose master në UShAF
  • 1 (një) student i diplomuar në UShAF në studimet baçelor ose master.
  1. Një praktikant për ndihmë administrative në Rektoratin e UShAF;
  2. Një praktikant për ndihmë administrative në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm;

Periudha e angazhimit në punë praktike është për 6 (gjashtë) muaj me pagesë (200 euro bruto në muaj).

Kriteret për përzgjedhjen e studentëve për punë praktike:

  • Kandidatët për punë praktike duhet të jenë studentë aktual të rregullt në studimet baçelor (absolvent që ka përfunduar ligjëratat) ose në studimet master (absolvent që ka përfunduar ligjëratat) të UShAF apo të kenë përfunduar studimet baçelor ose master në UShAF.
  • Në përzgjedhjen e studentëve për punë praktike, do të merret parasysh nota mesatare gjatë studimeve e cila do të jetë përcaktuese në rangimin e kandidatëve.

Në rast se dy kandidatë ose më shumë, të renditur të fundit në mesin e 2 pozitave sipas notës mesatare, kanë notën mesatare të njejtë, atëherë përparësi do të kenë kandidatët e gjinisë femërore. Nëse kandidatët janë të gjinisë së njejtë (femërore) atëherë përzgjedhja do të bëhet me short në prezencë të kandidatëve .

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

Kandidatët me rastin e aplikimit duhet të dorëzojnë:

  • Aplikacionin i cili merret në Administratën e UShAF, Zyra nr. 008;
  • CV;
  • Çertifikatën e lindjes origjinale ose ekstraktin e lindjes original (pranohet edhe dokumenti i shkarkuar nga platforma E-Kosova);
  • Çertifikatën e notave origjinale (studentët aktual) ;
  • Vërtetimin e statusit të studentit origjinal (studentët aktual);
  • Çertifikatën e diplomës ose diplomën për kryerjen e studimeve baçelor ose master, origjinale apo të noterizuar ( kandidatët që janë të diplomuar).

Aplikacionet e plotësuara së bashku me dokumentacionin e nevojshëm sipas konkursit, duhet të dorëzohen në formë fizike në zyrën nr. 008 dhe në adresën elektronike në e-mail:

[email protected].

Konkursi mbetet i hapur tetë (8) ditë, përkatësisht nga data 16.12.2024 deri me datën 23.12.2024 në orën 16:00.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë në ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse

arrijnë brenda dy ditëve.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë me konkurs nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Shpallja e listës me kandidatët e përzgjedhur dhe jo të përzgjedhur nga komisioni profesional do të bëhet në Web faqen e Universitetit.

Studentët do të jenë të angazhuar me orar të plotë (08:00-16:00) sipas legjislacionit në fuqi.

Kandidatët të cilët nuk pranohen kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orëve nga koha e shpalljes së rezultateve, në Komisionin për shqyrtimin e ankesave në kuadër të UShAF.

Ferizaj. 16.12.2024                                                           ADMINISTRATA QENDRORE E UShAF

Linku i i konkursit: Konkurs për angazhimin e studentëve në punë praktike në UShAF