Më 8 maj 2025, nga ora 10:00 deri në 16:00, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj do të shndërrohet në një ambient të mundësive për të rinjtë që janë në kërkim të një pune, të një praktike profesionale apo të një orientimi në karrierë.

Në këtë panair do të keni mundësinë të takoni nga afër përfaqësues të kompanive vendore, të njiheni me pozitat e hapura të punës dhe praktikës, si dhe të informoheni për trajnime dhe aftësime profesionale.

Kjo ngjarje organizohet nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj në Bashkëpunim me Qeverinë Gjermane, përmes GIZ Kosova.

Panairi është një mundësi e jashtëzakonshme për studentët dhe të diplomuarit që kërkojnë të hedhin hapat e parë drejt tregut të punës.

Mos e humb këtë rast, ndërto karrierën tënde!