Organizata joqeveritare ” Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” bënë thirrje për pranimin e përfituesve të programit të studentëve për vitin akademik 2023/2024 përmes se cilës ofrojmë mbështetje plotësuese për studime akademike për studentë të komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptian.

Ky program synon të sigurojë mbështetje akademike dhe jo akademike për studentët e komuniteteve ashkali, rom dhe egjiptian, me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së tyre në arsimin universitar, përmirësimit të shkallës së vijimit, përformancës, përfaqësimit dhe të diplomimit të studentëve të këtyre komuniteteve.

ÇKA PËRFITOJNË STUDENTËT NGA PROGRAMI?

✅Mentorim
✅Tutorim
✅Këshillim dhe orientim në karrierë
✅Krijimi dhe mbështetja e këshillit të studentëve
✅Përfaqësim në parlamentet studentore
✅Informacion mbi mundësitë për studime jashtë vendit

Renditja e kandidatëve përfitues të programit bëhet sipas nevojës për përfitim të mbështetjes akademike si dhe të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian të cilët përmbushin kriteret e mëposhtme:

  • Studentët e Universitetit Publik dhe Privat;
  • Suksesi i studentit në vitit paraprak;
  • Certifikata/mirënjohje/diploma nga ana e studentëve;
  • Kandidatet vajza/gra kanë përparësi në përzgjedhje;
  • Angazhimi i studentit/es në punë vullnetare;

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 11 tetor 2023.

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR DHE KUSHTET PËR APLIKIM MUND TI GJENI NË LINKUN MË POSHTË:

https://form.jotform.com/232681457887876