Oda Ekonomike e Kosovës: Investimi në arsim është investim në zhvillimin ekonomik të vendit.

Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin për mundësinë e mungesës së financimit për Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, një institucion që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në përgatitjen e kuadrove profesionale dhe në lidhjen e arsimit me nevojat e tregut të punës.

Ky universitet ka ndërtuar një model të suksesshëm bashkëpunimi me sektorin privat, duke përgatitur të rinj me aftësi praktike dhe profesionale, të nevojshme për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.

Oda Ekonomike e Kosovës u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të sigurojnë mbështetjen dhe financimin e nevojshëm për vazhdimin e funksionimit të këtij universiteti.

Ruajtja dhe zhvillimi i institucioneve që përgatisin profesionistët e së nesërmes është në interes të studentëve, biznesit dhe të gjithë ekonomisë së vendit.

https://www.facebook.com/odaekonomike/posts/-investimi-n%C3%AB-arsim-%C3%ABsht%C3%AB-investim-n%C3%AB-zhvillimin-ekonomik-t%C3%AB-venditoda-ekonomike/1493440426154373/