Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka hapur një program të praktikës për 7 të rinj/reja të cilët vijojnë studime në fakultetin ekonomik apo juridik me mundësi të zgjerimit të programit edhe në vazhdimësi. Qëllimi i praktikës është të përfshijë të rinjtë dhe të rejat në punën e Odës Ekonomike të Kosovës dhe t’i njoftoj ata me fushëveprimin, detyrat dhe përgjegjësitë e Institucionit, si dhe t’u ofrojë atyre mundësinë e njohjës nga kolegët e tyre me përvojë në fushën e biznesit.
Linku i konkursit: Konkurs Oda Ekonomike e Kosovës