Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) është mbajtur Tryeza e organizuar nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK), me temën “Zhvillimi i turizmit kulturor si formë e kontributit në rritjen lokale ekonomike të vendbanimeve”

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, përshëndeti të pranishmit dhe shprehi gatishmërinë për përkrahjen në zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë. Gjithashtu, ai u shpreh i kënaqur që studentët patën rastin të jenë pjesë e kësaj tryeze dhe që morën dije të reja nga përfaqësues të institucioneve dhe nga profesionistë të fushës. Po ashtu, Rektori tha se dyert e Universitetit janë gjithmonë të hapura kur bëhet fjalë për të mirën e vendit dhe studentëve tanë.

Ndërsa, kryetari i OHT-së, Prof. As. Dr. Hysen Sogojeva, falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen dhe shprehi mirënjohje për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për financimin e këtij projekti dhe për punën që po bëjnë për promovimin dhe zhvillimin e turizmit kulturor.

Të pranishmit i kanë përshëndetur dhe Dekani i Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit Prof. As. Dr. Petrit Hasanaj, Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, z. Balton Dërguti si dhe znj. Afërdita Hoxha, kryetare e Njësisë Rajonale të OHTK-së në Ferizaj