Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), njofton të gjithë studentët se nesër, me datë 03.10.2022 (e hënë), fillon viti i ri akademik 2022/2023.

UShAF ka bërë tanimë të gjitha përgatitjet që të mirëpres të gjithë studentët e rinj me një ceremoni solemne, me fillim në ora 10:00 në Amfiteatrin “Hyzri Beqiri – Varoshi”.

UShAF ju uron shumë suksese të gjithë studentëve, e në veçanti studentëve të rinj!