Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) shpall thirrje të hapur për mobilitet për studentët në Universitetin e Sapienzes në Romë, Itali. Thirrja është e hapur për studentët e Fakultetit te Arteve të Aplikuara dhe Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit në nivelin Bachelor (nga viti i dytë i studimeve) dhe për studentët e nivelit Master.

Numri i studentëve që do të përzgjidhen për këtë mobilitet është dy.

Dokumentacioni i Kërkuara

Para fazës së përzgjedhjës të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një letër motivuese në gjuhën angleze në email adresën e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar: [email protected]

Afati i Aplikimit

Data e fundit për dorëzimin e aplikimeve është 9 tetor 2024.

Ju inkurajojmë të gjithë studentët që përmbushin kriteret të aplikojnë për këtë mundësi të shkëlqyer për të përfituar nga përvoja ndërkombëtare dhe për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e tyre.

Për më shumë informata, kontaktoni Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UShAF.

Linku për me shumë informacione: Factsheet incoming